Masa ajrore të nxehta nga veriu i Afrikës vijnë në Shqipëri, parashikimi i motit për ditën e sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masa ajrore të nxehta nga veriu i Afrikës vijnë në Shqipëri, parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat deri mesatare nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallëzim të forcës 1-2ballë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy