FOTO/ Imazhet që “dogjen” notaren e Paraguajit në Lojërat Olimpike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTO/ Imazhet që “dogjen” notaren e Paraguajit në Lojërat Olimpike

Lajmi për përjashtimin e notares paraguaiane Luana Alonso nga fshati olimpik për “sjellje të papërshtatshme” shkaktoi shumë diskutime në botën sportive.

Ndonëse zyrtarët e misionit paraguaian nuk dhanë më shumë detaje për vendimin e tyre, duke u mjaftuar me faktin se “prania e 20-vjeçares Alonso ndikon negativisht tek bashkatdhetarët e saj”, ajo që duket se e ka “djegur” ishin postimet në rrjetet sociale pas përfundimit të garës së saj në Lojërat Olimpike në Paris, pasi në ditën e parë të lojërave ajo kishte dalë e 6-ta në 100 metra në stilin flutur dhe nuk kishte arritur të kualifikohej në gjysmëfinale.

Advertisement

Sipas Daily Mail, një nga gjërat që e shqetësoi delegacionin ishte se Alonso zgjodhi të vishte rrobat e saj, në vend të atyre zyrtare të ofruara nga federata.

Alonso kishte postuar edhe foto në rrjetet sociale nga shëtitja në Paris dhe vizitat e saj në butikë veshjesh dhe restorante. Alonso ka vizituar edhe EuroDisney dhe ka realizuar foto po ashtu. /vizionplus.tv 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy