Armand Duplantis është padiskutim një nga fenomenet më të mëdhenj të lojërave olimpike.
Ylli suedez i atletikës përmirësoi rekordin botëror të mbajtur nga vet ai në kërcimin me shkop, duke fituar medaljen e artë në olimpiadën e Parisit. Sensacional sportisti nordik.
Fillimisht me kërcimin 6 metra e 10 centimetra vendosi rekordin e ri olimpik, duke thyer atë të brazilianit Thiago Braz 6.03 vendosur në olimpiadën e Rios në Brazil në 2016.
Pasi i kishin mbetur edhe tre prova të tjera, Duplantis vendosi të provojë të thyejë rekordin botëror 6.24 që ishte vendosur nga vetë ai gjatë këtij viti, dy provat e para dështuan, por në të tretën dhe në të fundit në dispozicion, suedezi fluturoi duke kërcënuar 6.25.
I gjithë stadiumi “Stad de fronc” në këmbë për të duartrokitur kampionin e madh 24-vjeçar, i cili shkroi historinë e kësaj disipline të atletikës.
Vetë Duplantis shpërtheu nga gëzimi, shkoi të përqafonte partneren e tij, familjarët dhe stafin teknik me të cilin punon.
Ndërkohë në futboll janë përcaktuar dy ekipet finalist…do të jetë në fakt një dezhavy e gjysmëfinales së bukur të kampionatit europian Francë-Spanjë, që në atë rast u fitua nga iberikët.
Francezët mposhtën pas kohës shtesë 3-1 Egjiptin teksa hero për skuadrën e Tieri Henri ishte Mateta me dygolesh. Ndërkohë La Roha kaloi me përmbysje 2 me 1 Marokun falë golave të Fermin Lopez dhe Sanchez./vizionplus.tv