Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje, me rekorde të shumta kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar në Tiranë.
Në kuadër të operacionit “Flagranca” u bë arrestimi i Gabriele Peqinit, 30 vjeç.
Peqini ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
30-vjeçari, në vitin 2022, në Durrës, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas.
Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krëhra e municion luftarak, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe sasi lënde të dyshuar narkotike./vizionplus.tv