Champions/ Hidhet shorti i play-off, përcaktohen 8 çiftet, duelet interesante luhen në 20, 21,27 dhe 28 gusht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Champions/ Hidhet shorti i play-off, përcaktohen 8 çiftet, duelet interesante luhen në 20, 21,27 dhe 28 gusht

Champions League ka njohur çiftet e mundshme të fazës së play off, të cilat do të luhen në 20, 21 27 dhe 28 gusht e që do të transmetohen edhe në Vizion Plus.

Goglat e shortit të hedhur në Nion të Zvicrës  vunë përballë zviceranët e Jang Boys me turqit e Gallatasarait, në një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante. Kjo në fakt është e vetmja ndeshje ku rivalët janë të përcaktuar. Në duelet e tjera duhet të priten ekipet e kualifikuara nga sfidat e raundit të tretë.

Kështu fituesja e çiftit Dinamo Zagreb-Karabak do të ketë përballë bullgarët e Ludogorec. Jagiellonia Bielostok e Polonisë do të luajë kundër ekipit që do të dalë fitues nga cifti Bodo Glimt-Cervena Zvezda. Ndërkohë  skuadra që do të fitojë nga çifti Midtjulland Ferencvarosh do të ketë përballë në play off fituesin  çiftit Slovan Bratislava-Apoel.

Në letër ndeshjet më të forta do të jenë ato që do të kenë përballë skuadrat që fitojnë nga sfidat Lile-Fenerbahce dhe Sllavia e Pragës-Union sent Zhil. Po ashtu ekipi që do t’ia dalë nga çifti Dinamo Kiev vs Rangers do të luajë kundër fitueses së çiftit Salzburg-Tvente.

Advertisement

Ndërsa skuadra që kalon çiftin Malmo-Paok do të luajë kundër fituesit të çiftit Sparta e Pragës-Bazel.

Ekipet fituese në 8 çiftet e fazës play off do t’i bashkohet formatit të ri të Uefa Champions League, një kampionat që zëvendëson fazën ë grupeve, formati tradicional që ishte në fuqi prej dekadash. Këtë sezon nuk do të jenë 32, por 36 ekipe pjesëmarrëse në Champions League./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy