Euro është duke u mbajtur me zor në kufirin e 100 lekëve, ndërkohë që paundi britanik dhe dollari amerikan janë në rënie të lirë kundrejt lekut gjatë këtij fillimi jave.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se dollari amerikan humbi më shumë se një pikë kundrejt lekut gjatë ditës së sotme duke u këmbyer me mesatarisht 91.49 lekë, ndërkohë që paundi britanik u këmbye me 116.79 lekë.
Ndërkohë, euro u këmbye mesatarisht me 100.21 lekë duke qendruar në kufirin e 100 lekëve për një euro.
Advertisement
Euro vijon të qendrojë në kuota të ulta kundrejt lekut prej muajsh tashmë, ndërkohë që sezoni turistik ka ndikuar edhe në zhvlerësimin më të shpejt edhe të dollarit amerikan dhe paundit britanik në raport me monedhën vendase. /vizionplus.tv