E ngarkuara me punë e SHBA vjen në Shqipëri, ambasada: Është një diplomate karriere

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E ngarkuara me punë e SHBA vjen në Shqipëri, ambasada: Është një diplomate karriere

Nancy VanHorn do të jetë e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada amerikane, e cila në një postim në rrjetin social bëri me dije se VanHorn është një diplomate karriere e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në 2007.

Po ashtu, karriera e saj politike ka qenë edhe në koordinimin e më shumë se 40 ambasadave të SHBA në Europë.

Bashkohuni me ne për të mirëpritur të Ngarkuarën tonë të re me Punë, Nancy VanHorn, në Shqipëri! Znj. VanHorn është një diplomate karriere e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në 2007 dhe së fundi përfundoi detyrën e saj si Zëdhënëse e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Europë. Na ndiqni për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit dhe punës së saj. Mirë se vjen në Shqipëri!”, thuhet në njoftimin e ambasadës./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy