Në pritje të nisjes së numërimit të votave në Himarë, KQZ: Po vijon dorëzimi i materialeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në pritje të nisjes së numërimit të votave në Himarë, KQZ: Po vijon dorëzimi i materialeve

Deri më tani ka përfunduar dorëzimi i  materialeve zgjedhore për 21 Qendra Votimi në Himarë nga 36 në total.

Në njoftimin zyrtar të KQZ bëhet me dije se veç kutive e materialeve, po dorëzohen pajisjet e identifikimit elektronik dhe kamerat monitoruese.

Deri më tani, procesi i numërimit të votave nuk ka filluar ende.

Komisionet e Qendrave të Votimit po vijojnë dorëzimin e materialeve zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 88.

Advertisement

Së bashku me kutitë e votimit dhe materialeve zgjedhore, po dorëzohen edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që u përdorën në qendrat e votimit.

Deri tani ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore për 21 QV nga 36 në total”, njofton KQZ.

Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara nga gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema, pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 37.61%, ose e thënë ndryshe 8678 zgjedhës nga 23.074 që ishin në total./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy