![Moti për ditën e sotme, 5 gusht 2024](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/02/moti-1-711x400.jpg)
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash deri mesatare kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore në lindje e juglindje të terrtitorit. Në relievet malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra dhe intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.