Zbulohet se si Mossadi vrau liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh: Çfarë u gjet në tre dhoma

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mediat britanike kanë zbuluar detaje në lidhje me mënyrën se si u vra lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh disa ditë më parë në Teheran.

Sipas The Telegraph, ekspluzivi u vendos në tre dhomat e godinës në  Teheran ku po qëndronte lideri i Hamasit dhe u shpërthyen nga distanca pasi agjentët u siguruan se ku ndodhej ai.

Gazeta raporton se Mossad punësoi agjentë iranianë të sigurisë për të vendosur eksplozivët duke u siguruar që ai të vdiste gjatë këtij operacioni.

Fillimisht, Mossad kishte planifikuar vrasjen e Haniyeh në maj të këtij viti , gjatë pjesëmarrjes së tij në funeralin e ish-presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi. Megjithatë, plani nuk u realizua për shkak të numrit të madh të njerëzve në ndërtesë, duke rritur shanset për dështim, thanë për Telegrafin dy zyrtarë iranianë.

Advertisement

Agjentët e përfshirë në operacion u panë duke hyrë dhe dalë në disa dhoma brenda pak minutash, sipas zyrtarëve që panë videot nga kamerat e sigurisë së ndërtesës.

Autorët janë larguar fshehurazi nga vendi, por kanë pasur ende një bashkëpunëtor në Iran, i cili kreu shpërthimin. Në orën 2 të mëngjesit të së mërkurës, ai shpërtheu eksplozivin nga jashtë në dhomën ku po qëndronte Haniyeh, duke shkaktuar vdekjen e tij. /vizionplus.tv 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy