Taravari: Mos abuzoni me rastin e presidentes Vjosa Osmani, lejoni autoritetet ta qartësojnë situatën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë dhe një nga udhëheqësit e VLEN-it, koalicionit shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari ka reaguar pas incidentit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.

Ai kërkon që mos abuzohet me rastin e presidentes Osmani.

“Mos abuzoni me rastin e Presidentes Vjosa Osmani. Lërini autoritetet të qartësojnë rastin dhe pa asnjë mëdyshje do të mbahet përgjegjësi për çdo parregullsi. Presidentja Osmani është një kalorëse e paqes dhe e stabilitetit, duke e njohur natyrën e saj, jam i bindur se kurrë dhe asnjëherë nuk do donte të shkaktonte tensione të panevojshme”, thotë Taravari.

Më tej, ministri i Shëndetësisë shkruan se presidentja Osmani meriton respekt absolut, për më tepër që është nga të paktat gra që e mbajnë këtë post, ndërsa presidentja Osmani e mban me dinjitet dhe zotësi.

Advertisement

The post Taravari: Mos abuzoni me rastin e presidentes Vjosa Osmani, lejoni autoritetet ta qartësojnë situatën appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy