Turizmi në Shqipëri, Edi Rama: 130 mijë automjete më shumë kanë hyrë në Morinë, vija bregdetare do jetë e lirë për pushuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turizmi në Shqipëri, Edi Rama: 130 mijë automjete më shumë kanë hyrë në Morinë, vija bregdetare do jetë e lirë për pushuesit

Kryeministri Edi Rama në një takim me qytetarët e Himarës u ndal dhe tek turizmi në Shqipëri.

Kryeministri theksoi se rreth 130 mijë automjete kanë kaluar në Morinë, ku tha se nuk është e vërtetë që këtë vit nuk ka shumë shqiptar të Kosovës në vendin tonë.

“Hotelet janë super plotë, ka shumë turista. Restorantet që kanë rritur çmimet ja kanë bërë vetes, sepse turistat kanë shkuar me një ofertë tjetër më pak të njohur, por me çmime më të arsyeshme. Shqiptarët e kosovës kanë ardhur më shumë se vjet. Janë 130 mijë automjete më shumë që kanë hyrë në Morinë. Rreth 150 % është rritja mes turistëve të rinj dhe të vjetër. Në vende të caktuar, Palasa, Ksamili, ka pasur një kërcim të çmimeve. Por kjo është cështje e tregut në fund fare. Do të vendosim një tjetër kriter për tërheqjen e çadrave private. Do u zvogëlohet numri, por duan të vejnë çmime të larta, le ti vendosi,. Ne duam të garantojmë që vija e parë është e publikut. Kemi nevojë të shohim politikën e plazheve”,  tha Rama. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy