Nikolloski nga Budapesti: Bashkëpunimi i shkëlqyer me Hungarinë sjell përparim ekonomik dhe politik në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot ndodhet në një vizitë pune në Budapest të Hungarisë, ku pati një takim pune me Balas Orban, drejtor politik i kryeministrit hungarez.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politiko-ekonomike në mes të dy vendeve dhe theks i veçantë u vu në mbështetjen financiare prej 500 milionë eurosh që Hungaria ia dha Maqedonisë së Veriut për të mbështetur ekonominë vendase.

Nënkryetari Nikolloski shprehu mirënjohje të madhe për kolegun e tij hungarez Orban dhe theksoi gatishmërinë e Qeverisë për të siguruar zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe avancim të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Në takim u konfirmua gatishmëria e Hungarisë për të siguruar burimet e nevojshme për përballimin e zjarreve në vendin tonë përmes vendimit të fundit të qeverisë hungareze për dërgimin e mjeteve zjarrfikëse./Telegrafi/

Advertisement

The post Nikolloski nga Budapesti: Bashkëpunimi i shkëlqyer me Hungarinë sjell përparim ekonomik dhe politik në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy