Dështon ribashkimi, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck drejt divorcit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dështon ribashkimi, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck drejt divorcit

Përpjekja e fundit e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck për t’u ribashkuar ka dështuar, sipas njerëzve të afërt të tyre, dhe kërkesa për divorc është vetëm çështje kohe.

Sipas Daily Mail, letrat e divorcit janë gati dhe i janë dorëzuar zyrës së avokatisë.

Të njëjtat burime thonë se gjithçka ka përfunduar prej një muaji dhe se ish-çifti është në pritje të momentit të duhur për nisjen e procedurave. Kur kjo të ndodhë, ata do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët duke iu referuar marrëdhënies së tyre dhe përfundimit të saj.

Lajmi për divorcin e tyre vjen vetëm disa ditë pasi u raportua se në ditën e ditëlindjes së Lopez, të cilën ajo e festoi me një festë të frymëzuar nga Bridgerton, Affleck bleu një shtëpi për vete në Kaliforni, duke investuar pak më shumë se 20 milionë dollarë. Ndërkohë, çifti po shet edhe shtëpinë e përbashkët, ndërsa Lopez përfundoi shitjen e shtëpisë së saj në Nju Jork për 23 milionë dollarë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy