Prej më shumë se 6 orësh mbi kodrat e fshatit Guras në Pogradec ka një vatër të madhe zjarri e cila ka djegur një sipërfaqe të konsiderushme deri më tani.
Edhe në kushte kur ka një angazhim maksimal nga emergjencat civile, zjarrfikësit, punonjës e pyjores, ujësjellsit, rruga urës dhe banorët e zonës, era favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi.
Krahas punës që po bëhet mesohet se po merren masa që të hapen tubacionet e ujit të depove në kodër që të mundësohet izolimi dhe fikja e zjarrit. Situata paraqitet e vështirë, terreni po ashtu, por puna do të vijojë deri në izolimin e zjarrit për të mos lejuar përhapjen e tij në pyll. /vizionplus.tv
Advertisement