Pavlle Trajanov, Sollza Gërçeva dhe Blerant Ramadani – emërohen koordinatorë nacionalë! Qeveria me zgjidhje të reja kuadrovike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e Qeverisë sot janë miratuar dhjetëra zgjidhje kuadrovike. Zëvendës Sekretari i ri i Përgjithshëm i Qeverisë është Hasim Murtezani. Partneri i koalicionit i VMRO-DPMNE-së, kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, nga 1 gushti do të jetë koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit. Koordinatore kombëtare për reformat në arsimin e lartë është emëruar Sollza Gërçeva.

Edhe Blerant Ramadani është emëruar koordinator për zbatimin e teknologjive të reja. Faton Fazliu do të drejtojë Administratën për Mbajtjen e Librave amë të Lindjes, ndërsa  Kujtim Ibishi – Administratën për Inteligjencë Financiare. Drejtoresha e re e Arkivit Shtetëror do të jetë profesoresha Natasha Kotllar. Në të njëjtën kohë, Qeveria ka shkarkuar edhe drejtorin aktual të Fondit për Inovacion, Festim Halilin dhe në vend të tij do të jetë Nikolla Dodov./TV21

The post Pavlle Trajanov, Sollza Gërçeva dhe Blerant Ramadani – emërohen koordinatorë nacionalë! Qeveria me zgjidhje të reja kuadrovike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy