Shpërthim në një fabrikë në Gjermani, 14 të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Katërmbëdhjetë persona u plagosën lehtë në një zjarr më herët sot pas një shpërthimi në fabrikën BASF në Ludwigshafen, Rheinland-Pfalz, nga një shkak ende i panjohur.

Sipas policisë lokale, 14 punëtorë kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë dërguar në klinikën e kompanisë.

Nuk kishte asnjë rrezik për punëtorët apo për banorët e zonave përreth, njoftoi kompania, pavarësisht reve të tymit që u krijua në zonë.

Advertisement

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë mjetet e matjes së mjedisit, ku janë konstatuar nivele pak të larta të hidrokarbureve.

Megjithatë, zjarrfikësja kishte paralajmëruar më parë banorët për probleme të mundshme të frymëmarrjes ose shikueshmëri të kufizuar në zonën e gjerë dhe u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin zonën, ndërsa ata në shtëpi duhej të mbanin dyer dhe dritare të mbyllura dhe sistemet e ventilimit dhe kondicionimit të fikur.

Pas njoftimit për shpërthimin në fabrikën e kompanisë më të madhe kimike në botë, vlera e aksionit të saj ra me 2.8%. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy