Peshkaqenët në brigjet e Brazilit testohen pozitivë për kokainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Peshkaqenët në brigjet e Brazilit testohen pozitivë për kokainë

Peshkaqenët në brigjet e Brazilit kanë rezultuar pozitivë për kokainë, thonë shkencëtarët.

Biologët detarë testuan 13 peshkaqenë brazilianë të marrë nga brigjet afër Rio de Zhaneiros dhe zbuluan se ata testuan për nivele të larta kokaine në muskujt dhe mëlçinë e tyre.

Përqendrimet ishin deri në 100 herë më të larta se sa ishte raportuar më parë për krijesat e tjera ujore.

Hulumtimi, i kryer nga Fondacioni Oswaldo Cruz, është i pari që zbulon praninë e kokainës në peshkaqenë.

Advertisement

Ekspertët besojnë se kokaina po hyn në ujëra nëpërmjet laboratorëve të paligjshëm ku prodhohet droga ose përmes jashtëqitjeve të përdoruesve të drogës.

Paketat e kokainës të humbura ose të hedhura nga trafikantët në det mund të jenë gjithashtu një burim, megjithëse kjo është më pak e mundshme, thonë studiuesit.

Sara Novais, një eko-toksikologe detare në Qendrën e Shkencave Detare dhe Mjedisore të Universitetit Politeknik të Leiria, tha për revistën Science se gjetjet janë “shumë të rëndësishme dhe potencialisht shqetësuese”.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se ilaçet ka të ngjarë të kenë efekte të ngjashme te kafshët si tek njerëzit.

Advertisement

Vitin e kaluar, në mostrat e ujit të detit të mbledhura në brigjet jugore të Anglisë, u gjetën komponime kimike duke përfshirë benzoylecgonine, e cila prodhohet nga mëlçia pas përdorimit të kokainës./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy