Netanyahu: Jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Netanyahu: Jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu  deklaroi se një marrëveshje mund të jetë afër për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

“Kushtet padyshim po piqen. Kjo është një shenjë e mirë,” u tha Netanyahu familjeve të pengjeve në Uashington të hënën, ku ai pritet të takohet me presidentin e SHBA Joe Biden, këtë javë pas fjalimit në Kongres.

Përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza, të cilën Biden e përshkroi në maj, të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari, kanë marrë një vrull të ri muajin e kaluar. Të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se negociatorët”po shkonin drejt vijës së “finishit”.

Izraeli u zotua të eliminojë Hamasin pasi militantët e tij nisën një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit më 7 tetor, në të cilin 1200 njerëz u vranë dhe më shumë se 250 pengje u morën në Rripin e Gazës, sipas të dhënave izraelite. Hamasi dhe luftëtarët e organizatave të tjera po mbajnë ende 120 pengje, më shumë se një e treta e të cilëve janë deklaruar të vdekur në mungesë nga autoritetet izraelite./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy