Ish-lojtari i Real Madrid dhe Manchester United, Raphael Varane është afër kalimit në Como, raporton Fabrizio Romano.
Kontrata e Varane me Manchester United skadoi në fund të sezonit, kështu që portieri francez i bashkohet radhëve të Serie A si lojtar i lirë.
Mbrojtësi do të nënshkruajë kontratë me Comon deri në vitin 2026, me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit edhe për një vit më pas.
Como do të luajë në Serie A këtë sezon, për herë të parë që nga sezoni 2002/2003 dhe trajner i skuadrës është Cesc Fabregas.
Varane gjithashtu luajti për Lance në karrierën e tij. Me fanellën e kombëtares franceze ka luajtur mbi 90 ndeshje.
Me francezët fitoi Kupën e Botës në Rusi në vitin 2018, ndërsa me Real Madridin ndër të tjera tri herë fitoi La Ligën dhe katër herë Ligën e Kampionëve.
Ai fitoi Kupën e Ligës dhe FA Cup me Manchester United. /vizionplus.tv