Një 17-vjeçar ka humbur jetën pas përpjekjes për t’i marrë celularin një 71-vjeçari në Brazil. I mituri u tërhoq zvarrë nga një autobus gjatë përpjekjes për tu arratisur.
Në videon e postuar në X, shihet 17-vjeçari teksa i afrohet të moshuarit, i cili po fliste në celular në një rrugë në Sao Paulo të premten.
NEW: 17-year-old teen steals a cell phone and then immediately gets hit by a bus after he tried running off with it.
The incident reportedly happened in São Paulo, Brazil.
AdvertisementA 71-year-old man was seen walking down the street talking on the phone when the teenager snatched it out… pic.twitter.com/ctgB1SN8f1
— Collin Rugg (@CollinRugg) July 20, 2024
Në një moment 17-vjeçari shkon drejt të moshuarit, i kap celularin dhe largohet me vrap.
Mirëpo, adoleshenti nuk e vuri re është se në rrugën që tentoi të arrestisej, po kalonte autobusi.
Siç shihet edhe në video, drejtuesi i autobusit nuk ka pasur kohë të frenojë pasi i riu është hedhur në rrugë duke shkaktuar lëndime fatale.
Sipas informacioneve, 17-vjeçari është dërguar në spital pasi është marrë me vete dhe aty ka dhënë frymën e fundit për shkak të plagëve të rënda.