Shpërthimi me tritol në Pogradec, shënjestra me të shkuar kriminale, përfitoi nga amnistia (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthimi me tritol në Pogradec, shënjestra me të shkuar kriminale, përfitoi nga amnistia (EMRI)

Vizion Plus mëson detaje të reja nga shpërthimi me tritol në Pogradec, rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm.

Sasia e lëndës plasëse është hedhur afër hyrjes së banesës së shtetasit Meardi Berberi.

Berberi rezulton person me precedent te theksuar kriminal dhe ka përfituar së fundmi nga amistia.

“…i dënuar për veprat penale:

Advertisement

08.08. 2020″ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

10.02.2019″ Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësis publike”

20.06.2008″ Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”.

24.02.2018 Kanosje ,Prishje e qetësis publike.

Advertisement

24.04.2011 plagosje e rëndë me dashje”

“Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi më herët policia. /vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy