Reisul Ulema i BFI të RMV, H.Hfz. Shaqir Fetai ka pritur me nderimet më të larta zëvendës ministrin për çështje fetare dhe vakëf të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Dr. Awad bin Sebti Al – Anzi i cili po qëndron për vizitë tre ditore në RMV.
Vizitat zyrtare të mysafirit të lartë nga Arabia Saudite fillojnë nesër me takimin në Rijaset, për të vijuar pasdite me nënshkrimin e memoradumit për bashkëpunim mes BFI të RMV dhe Ministrisë për çështje fetare dhe vakëf të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Ministri për çështje fetare dhe vakëf të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Dr. Awad bin Sebti Al – Anzi të hënën do të realizoj takim me Kryetarin e Kuvendit të RMV, z. Afrim Gashi, ndërsa të martën me rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.
The post Zëvendës Ministri për çështje fetare dhe vakëf i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Dr. Awad bin Sebti Al – Anezi mbërrin për vizitë në RMV appeared first on Telegrafi.