Një minibus me turistë nga Shqipëria, është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor, pasditen e sotme rreth orës 16:00. Ngjarja ka ndodhur në Catania, Itali.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por dyshohet se ka pasur një defekt me frenat, sipas medieve italiane.
Ekipet mjekësore, karabinierët dhe zjarrfikësit e Acireale dhe Riposto ndodhen në vendngjarje.
16 persona kanë mbetur të lënduar, por fatmirësisht asnjëri nuk është në gjendje të rëndë./vizionplus.tv
Advertisement