Situatë e rënduar nga zjarret në Lurë, kërkohet sërish ndërhyrja nga ajri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situatë e rënduar nga zjarret në Lurë, kërkohet sërish ndërhyrja nga ajri

Të vetmet vatra zjarri në Qarkun Dibër janë ato në parkun kombëtar “Lurë Mali Dejës”. Prej të paktën 3 ditësh, forcat e shërbimit zjarrfikës të Dibrës, ato të shërbimit pyjor, të drejtorisë së shërbimeve, forcate armatosura dhe banorët e zonës po përballen me flakët.

]Pasditen e së premtes në ndihmë të forcave tokësore shkoi edhe helikopteri i Ministrisë së Mbrotjtjes i cili ka asistuar në hedhjen e ujit nga ajri, por nuk ka mundur të ndalojë përhapjen e flakëve.

Burime nga terreni thanë se dy vatrat në “Lan Lurë” dhe “Tregj Lurë” po përhapen me shpejtësi për shkak edhe të erës së fortë në zonë. Sipërfaqja e përshkuar dhe djegur nga zjarri është disa hektar ndërsa ndodhet në zonë me pishë të rrallë.

Autoritetet vendore kërkojnë rikthimin e ndërhyrjes nga ajri pasi e kanë të pamundur të vendosin nën kontroll flakët të cilat po përhapen me shpejtësi të madhe dhe rrezikojnë masive pyjesh të virgjëra në këtë zonë.

Advertisement

Ndërkohë, dëme të mëdha u shkaktuan nga zjarret e rëna edhe në malin e Balgjajt në Klos dhe në parkun rajonal të Ulzës pak ditë më parë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy