Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e ka konfirmuar aksidentin në Serbi, në të cilin humbi jetën një shtetas i RMV-së dhe u lënduan tre të tjerë.
Nga MPJ thonë se ata janë njoftuar përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd se aksidenti ka ndodhur dje pasdite në afërsi të qytetit të Palojcës.
“Sipas informacioneve nga Ambasada, personi që ka humbur jetën është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa të lënduarit janë shtetas të Republikës së Sllovenisë”.
“Ambasada në Beograd është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet kompetente të Republikës së Serbisë, ndërsa opinioni do të njoftohet me kohë për çdo informacion shtesë”, thekson MPJ./Telegrafi/
The post MPJ konfirmon aksidentin në Serbi ku humbi jetën një shtetas i Maqedonisë appeared first on Telegrafi.