Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi aksidentoi për vdekje një qytetar finlandez.
Mediat greke raportojnë se mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 minuta, automjeti tip “Peugeot” i drejtuar nga Banush Aliaj, 34 vjeç, lindur në Berat e banues në Rodos, teksa qarkullonte në aksin Rodos-Kallithea, ka përplasur për vdekje shtetasin finlandez Juha Markuu Antero Toivonen, 47 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur gjatë përpjekjes së viktimës për të kaluar vertikalisht rrethin Rodos-Kallitheas, nga një pikë ku nuk ka vendkalim për këmbësorët.
47-vjeçari është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos, por ka humbur jetën
Advertisement