Ditën e sotme në Dhërmi, shtetasi S. T., 33 vjeç, duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një mjet lundrues Jet Ski të marrë me qira, së bashku me vëllain e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.
33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës.
Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit. /vizionplus.tv
Advertisement