Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, në një aksident në Paris.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një automjet përfundoi në ambientet e jashtme të një lokali në Paris, duke marrë para tavolinat.Tre prej personave të aksidentuar janë në gjendje të rëndë.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Autoritetet kanë arrestuar pasagjerin që ndodhej gjithashtu në makinë.
Sipas informacioneve rezulton se ishin në gjendje të dehur.
Advertisement