Armando Sadiku duket se sezonin e ardhshëm do të veshë një tjetër fanelë, por nuk do të ndryshojë kampionat.
Sulmuesi 33-vjeçar i cili sezonin e fundit luajti për skuadrën e Mohun Bagan në Indi, sezonin e ardhshëm mund të luajë për FC Goa, megjithse ende nuk është arritur akordi final.
Mediat bëjnë me dije se pengesë mbetet skuadra aktuale e Muhan bagan, me të cilën ka edhe një vit kontratë.
Në sezonin që u mbyll Sadiku shënoi 8 gola dhe dha një asist në 21 ndeshje të Superligës indiane. Ai gjithashtu shënoi një gol të rëndësishëm në finalen e Kupës, duke ndihmuar ekipin të fitojë trofeun.
Advertisement