Banka Pullore e RMV-së ka dalë me njoftim për qytetarët, pasi që Gjykata Themelore Civile Shkup miratoi propozimin e çeljes së procedurës së falimentimit për Bankën Eurostandard SHA Shkup.
Në lidhje me këtë, BPRMV-ja thekson se duke i mbrojtur interesat e depunentëve dhe kreditorëve ka filluar me të gjitha aktivitetet, pas fillimit të procedurës së falimentimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, prona e bankës është e mbrojtur, dhe se do të zbatohen procedura efikase për të paguar kërkesat e kreditorëve dhe të deponentëve.
Më tej, BPRM-ja shton se të gjithë qytetarët të cilët nga 12 gushti i këtij viti kanë kryer transaksione kesh dhe jo kesh, këto transakcione do të kryhen në ditët në vijim dhe nuk ka nevojë që të njëjtat t’i kryejnë sërish.
Në njoftim thuhet se Banka Popullore është përkushtuar që sa më parë të kryhen të gjitha aspektet administrative të pagesës dhe zhdëmtimit të depozitave të qytetarëve nga Fondi i Sigurimit të Depozitave./Telegrafi/
The post BPRMV-ja njofton se ka filluar procedura e falimentimit të Bankës “Eurostandard” appeared first on Telegrafi.