Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Elbasanit të muajit nëntor 2019, vendim që u la në fuqi dhe nga Apeli i Durrësit për Florenc Çapjan.
Trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni shqyrtuan rekursin e prokurorisë, që kundërshtonte pushimin e çështjes për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës, ish efektivit të rrugores.
Më datë 20 nëntor të vitit 2019, gjyqtari Tomor Kullolli vendosi pushimin e çështjes për Florenc Çapjan, duke e liruar këtë të fundit nga qelia./vizionplus.tv
Advertisement