Nxënësve të shkollave profesionale në RMV u ofrohet mundësi e vazhdimit të mësimit praktik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryetarja e Qeverisë së RMV-së për çështje ekonomike, Mila Carovska, dhe derejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane në vend, Patrit Martens, mbajtën sot takim virtual ku u diskutua për mundësitë e vazhdimit të mësimit praktik si pjesë e arsimit të dyfishtë në kompani të ndryshme në disa qytete.

Në takim u konkludua se është e patjetërsueshme që nxënësit e shkollave profesionale, që janë pjesë e arsimit të dyfishtë, mësimin praktik ta kryejnë në uzinat e prodhimit, por nën protokoll shëndetësor për mbrojtje nga Covid-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ditët në vijim duhet që të merret vendim për këtë protokoll. Kompanitë i kanë gati protokollet, ndërkaq numri i nxënësve nuk është edhe aq i madh.

Në këtë takim virtual u theksua se më shumë kompani tashmë janë përfshi në arsimin e dyfishtë dhe janë të interesuara për trajnim praktik në kapacitetet e tyre prodhuese.

Advertisement

Përndryshe, arsimi i dyfishtë, një model gjerman, në Maqedoninë e Veriut ka filluar të realizohet që nga viti 2017./Telegrafi/

The post Nxënësve të shkollave profesionale në RMV u ofrohet mundësi e vazhdimit të mësimit praktik appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy