Landfilli i depozitimit të mbetjeve, pranë inceneratorit të Elbasanit, është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure.
Shtullunga të mëdha tymi shihen të dalin nga landfilli, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak dhe të temperaturave të larta.
Ekipi zjarrfikës i Elbasanit ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën pëër neutralizimin e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në landfill./vizionplus.tv
Advertisement