Një shqiptar ka humbur jetën në Gjermani, pasi ishte plagosur rëndë gjatë një zënke.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Leipzigut, konkretisht në Eisenbahnstrasse. Sipas mediave të huaja, 39-vjeçari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra dhe rasti po hetohet rreth një vrasje të mundshme.
Mediat gjermane shkruajnë se dëshmitarët e kishin parë të plagosurin rëndë të shtrirë një natë më parë dhe e kanë lajmëruar policinë.
Sipas policisë deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar lidhur me incidentin./vizionplus.tv
Advertisement