Debati për AZHBR në vjeshtë, shumica në Kuvend shtyn kërkesën e bërë nga PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Debati për AZHBR në vjeshtë, shumica në Kuvend shtyn kërkesën e bërë nga PD

Mazhoranca ka shtyrë për në vjeshtë debatin e kërkuar nga demokratët në lidhje me abuzimet me fonde e Bashkimit Europian për bujqësinë dhe gjetjet e Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF për këtë çështje.

Demokratët këmbëngulën që parlamenti të debatojë për raportin e OLAF para se parlamenti të nise pushimet e verës, por socialistët deklaruan se në këtë fazë raporti i Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve është konfidencial dhe parlamenti ende nuk e ka ndaj duhet shtyrë për në sesionin e ardhshëm.

“Raporti  i OLAF është publik në faqen e Komisionit Europian. Nuk janë thashetheme, por përmbledhja zyrtare që OLAF ka bërë mbi hetimin për rastet e abuzimeve me fondet e BE. Raporti i është vënë në dispozicion autoritete  ekzekutive shqiptare, por edhe  drejtësisë. Kërkesa nuk bazohet as në thashetheme e lajme gazetash, por në raportin zyrtar të OLAF”, tha Bardhi.

Vitin e kaluar një hetim i zyrës së BE-së kundër mashtrimit, zbuloi “keqpërdorim serioz të fondeve të paraanëtarësimit të BE-së për bujqësinë” në Shqipëri dhe për këtë arsye fondet e IPARD për Shqipërinë janë bllokuar./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy