DIBËR – Vijojnë zjarret në Parkun Kombëtar “Lurë Mali Dejës”, në fshatin Gurë-Lurë.
Aktualisht janë dy vatra zjarri aktive, njëra në kullotë, në vendin e quajtur “Perroi i Qeseve”.
Vatra tjetër e zjarrit është në pyll me drurë ahu, në vendin e quajtur “Plehenaj”.
Mësohet se zjarri po përparon shumë shpejt drejt objektit të pyllëzuar, ndihmuar nga temperaturat e larta, era e forte si dhe mbetjet e thata të grumbulluara ndër vite.
Është e pothuajse e pamundur fikja e këtij zjarri me forca nga toka prandaj kërkohet ndërhyrje nga ajri.
Për fikjen e zjarrit po punojnë 8 efektivë zjarrfikës, 8 punonjës të A.D.Z.M, 6 punonjës të Njësisë Administrative Lurë, 7 vullnetarë si dhe 7 punonjës të Drejtorisë Bujqësisë, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Dibër./vizionplus.tv