Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka komentuar mbledhjen e përgjithshme të Bashkimit Demokratik për Integrim që mbajti dje në Gostivar.
Kasami tha se VLEN ka legjitimitetin e shqiptarëve, teksa BDI ka hallin e funksionarëve të vetë.
“Vlen ka legjitimitetin e plotë të shqiptarëve ndërsa BDI ka hallin e funksionarëve të vet të cilët duhet të përgjigjen përpara drejtësisë. Aashtu siç e kemi marrë komunën e Tetovës në gjendje katastrofike dhe përmirësuar gjendjen e tetovarëve në këto dy vite e gjysëm, ashtu edhe Vlen në qeveri do të përfaqësoi shqiptarët dhe do të punoj për ta”, tha Kasami
Kujtojmë se dje nga Gostivari, kreu i integristëve tha se VLEN në qeveri nuk kanë experience dhe se janë aty vetëm nga vullneti që ka partia maqedonase VMRO-DPMNE për bashkëqeverisje. /Telegrafi
The post Kasami: VLEN ka legjitimitetin e shqiptarëve, BDI ka hallin e funksionarëve të vet appeared first on Telegrafi.