Mickoski në takim me diasporën në Nju-Jork: Të bashkohemi në ndërtimin e së ardhmes së Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, realizoi takime me diasporën maqedonase në Nju Jork, SHBA, ku mori pjesë në shërbimin fetar të mbrëmjes në nder të shenjtorëve Petar dhe Pavle në kishën e Shën Kirili dhe Metodi në Nju-Jork, si dhe në mbledhjen e organizuar nga maqedonasit në SHBA.

Mickoski para të pranishmëve theksoi se postulatet bazë nga të cilat niset qeveria e re në planin ndërkombëtar janë përparimi i përshpejtuar në procesin e integrimeve evropiane, përmirësimi i marrëdhënieve me vendet fqinje dhe bashkëpunimi rajonal, rritja e kredibilitetit të vendit si anëtare e NATO, forcimi i partneritetit strategjik me SHBA-të dhe vendet e tjera demokratike, si dhe angazhim më i fortë në drejtim të tërheqjes së investimeve të huaja.

“Në planin e brendshëm do të punojmë me përkushtim për të siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për arritjen e një zhvillimi më të shpejtë ekonomik, do t’i japim mbështetje të fuqishme industrisë dhe bujqësisë së vendit, do të rrisim pavarësinë energjetike, do të udhëheqim luftë të intensifikuar kundër korrupsionit dhe krimit, do reformojmë administratën, do të angazhohemi për pavarësi dhe efikasitet më të madh në sistemin e drejtësisë. Në të njëjtën kohë do të ndërtojmë sistem shëndetësor të qëndrueshëm, arsim cilësor dhe do të rrisim standardin e nxënësve dhe studentëve. Do të sigurojmë mbështetje dhe investime më të mëdha në shkencë, kërkime shkencore dhe inovacionet, është e rëndësishme të rritet niveli i mbrojtjes së mjedisit hapësinor, të përforcohet fondi pensional dhe qetësia shpirtërore e pensionistëve poashtu t’i kushtohet më shumë vëmendje plotësimit të nevojave të shumta që kanë të rinjtë”, theksoi kryeministri Mickoski.

Mickoski theksoi se dëshiron Maqedoninë ta bëjë shtet modern, në të cilin të gjithë do të besojmë edhe më fort dhe do ta ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët dhe të begatë.

Advertisement

Me këtë rast, dua t’ju falënderoj të gjithë juve të pranishmit, si dhe atyre pjesëtarë të diasporës gjerë meridianeve të botës, për gjithçka që keni bërë deri më tani, duke e përfaqësuar vazhdimisht dhe denjësisht historinë, kulturën, gjuhën dhe zakonet maqedonase. Nuk kemi asnjë dyshim në gatishmërinë tuaj se do të vazhdoni të na ndihmoni neve, të afërmve tuaj dhe familjarëve dhe miqve tuaj në vendlindje edhe në të ardhmen, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se për tejkalimin e vështirësive aktuale dhe të cilat vijojnë dhe arritjen e synimeve ambicioze që ka shteti do të jetë e nevojshme rritja e bashkëpunimit të ndërsjellë me diasporën.

Mickoski u bëri thirrje anëtarëve të diasporës që të punojnë së bashku dhe të punojnë më shumë për të përmirësuar komunikimin, dialogun dhe aktivitetet e përbashkëta.

“Duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke vepruar së bashku, do të munt të arrijmë ta realizojmë vizionin e përbashkët shumë më shpejt dhe më me efikasitet dhe ta bëjmë Maqedoninë një vend të dëshirueshëm dhe shumë më të mirë për të jetuar. Ju jeni lidhja jonë e gjallë dhe e vazhdueshme me botën, jeni ambasadorët tanë më të mirë që na ndihmoni shumë në promovimin e kombit, gjuhës, kulturës, artit, arsimit dhe të gjitha fushave të tjera që nuk i kemi përmendur, por janë ende pjesë emendimeve dhe veprimtarive tuaja në përditshmëri”, shtoi ai. 

Advertisement

The post Mickoski në takim me diasporën në Nju-Jork: Të bashkohemi në ndërtimin e së ardhmes së Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy