Pas rënies së djeshme të TEC Manastir nga sistemi elektroenergjetik maqedonas, gjatë natës dhe këtë mëngjes kombinati punon me një bllok, informojnë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.
“Dje në orët e vona të pasdites është vënë në funksion njësia 1. Ndërprerja e papritur e njësisë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike ka shkaktuar problem në kaldajën e njësisë 1, ndaj impianti do të shkëputet nga rrjeti gjatë ditës. Pritet që deri të hënën të përfundojë sanimi i problemit, pas së cilës blloku 1 do të vihet sërish në funksion”.
Shtojnë se janë vazhduar operacionet e vënies në punë të bllokut 3, të cilat janë ndërprerë dje për shkak të ndërprerjes së lidhësit 110 kilovolt të MEPSO-s.
“Kaldaja do të vihet në funksion sot. Sanimi i bllokut 2 të TEC ‘Manastir’ po ecën pa probleme dhe në përputhje me dinamikën e pritur”, informojnë nga EMV.
The post Defekt i papritur! Blloku 1 në TEC Manastir jashtë funksionit deri të hënën appeared first on Telegrafi.