Napoli e Milan gjejnë mbrojtës, Buongiono i bashkohet Conte-s, kuqezinjtë në sulm për Pavlovic

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Napoli e Milan gjejnë mbrojtës, Buongiono i bashkohet Conte-s, kuqezinjtë në sulm për Pavlovic

Napoli dhe Milani po punojnë për të detajuar përforcimet e nevojshme në repartin e mbrojtjes.

Antonio Conte ka marrë dy lajme shumë të mira në 48 orët e fundit.

Fillimisht ambienti napoletan iu gëzua faktit që kapiteni Di Lorenco bëri një hap pas dhe konfirmoi se do të vazhdojë të qëndrojë në ekip, ndonëse kishte pasur një fërkim me klubin javët e kaluara teksa Juventus e priste krahëhapur.

Por Contes iu plotësua dëshira për të pasur një qendër mbrojtës të fortë i cili do t’i shërbejë për të kaluar në skemën e pëlqyer me tre mbrojte.

Advertisement

Bëhet fjalë për liderin e prapavijës së Torinos Alesandro Buonxhorno. Për kartonin e tij u paguan 35 milion euro, plus 5 të tjera në formë bonusi.

Mbrojtësi i kombëtares firmosi deri në 2029 dhe do të fitojë 2.5 mln euro në sezon.

Të njëjtin hall me mbrojtjen e ka edhe trajneri i ri Milanit , Fonseca.

Largimi i Kjer dhe huazimi i Pelegrinos, i detyron kuqezinjtë të marrin me patjetër një mbrojtës.

Advertisement

Të gjitha energjitë në merkato në këtë repart janë përqendruar tek Pvalovic i Salzburgut.

Shtatlartë 1.94 cm, i fortë fizikisht, është profili që kërkon Fonsecka dhe klubi i ilanit.

Moncada dhe Ibrahimovic kanë bindur lojtarin për ti dyfishuar pagën vjetore nga 700 mijë në 1.5 mln euro.

Tani duhet bindur Salzburgu që kërkon 20 milionë euro për kartonin e tij. Bashkë me Pavlovic do të blihen Fofana në mesfushë nga Monaco dhe Morata nga Atletiko Madrid./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy