I vrau familjen me hark komentatorit sportiv, autori 26-vjeçar në gjendje të rëndë, mister motivi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I vrau familjen me hark komentatorit sportiv, autori 26-vjeçar në gjendje të rëndë, mister motivi

Britani e Madhe– Autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Londër, 26-vjeçari Kyle Clifford është në gjendje të rëndë.

Clifford akuzohet se vrau me hark ish të dashurën e tij 25-vjeçare, motrën e saj 28 vjeçare dhe nënën e tyre, 61 vjeç.

Clifford, u arrestua në varreza dhe mbeti i plagosur gjatë operacionit policor për kapjen e tij. Ai u mor me barelë nga varrezat dhe ende nuk është marrë në pyetje për shkak të gjendjes së rëndë.

Hetimet për të gjetur motivin e tragjedisë

Advertisement

Vrasjet e tre grave në familjen e komentatorit të BBC-së John Hunt, 61-vjeçares Carol dhe fëmijëve të saj, 28-vjeçares Hannah dhe 25-vjeçares Louise, nga 26-vjeçari Kyle Clifford janë duke u hetuar nga policia.

Megjithatë, motivi i 26-vjeçarit mbetet ende mister. Ai kishte një lidhje me 25-vjeçaren Louise, dhe mesa duket nuk e ka pranuar ndarjen.

Clifford, me origjinë nga Enfield në jug të Londrës, ka punuar, siç raporton Sky News, si roje sigurie dhe ka shërbyer për një vit në ushtrinë britanike.

Nga ana tjetër, mediat britanike zbulojnë se vëllai i madh i Clifford, 30-vjeçari Bradley, po vuan dënimin e përjetshëm për vrasjen e 18-vjeçarit Sobhan Khan.

Advertisement

Si ndodhi vrasja

Sipas Daily Mail, të tre gratë kishin thirrur në mënyrë të dëshpëruar për ndihmë para se të ekzekutoheshin nga 26-vjeçari që përdori harkun për t’i  vrarë.

Fqinjët e familjes së komentatorit sportiv të BBC-së, John Hunt, deklaruan se kishin dëgjuar britma nga shtëpia ku ndodhi vrasja.

Pak më vonë ulërimat u ndalën dhe ra heshtja, thanë fqinjët në polici, ndërsa 26-vjeçari u largua nga shtëpia me harkun në dorë.

Advertisement

Sipas Guardian, një nga tre gratë thuhet se arriti të telefononte policinë para se të humbte jetën./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy