Mesditën e kësaj të enjte është përfshirë nga flakët katedralja Rouen në Francë.
Mediat franceze bëjnë me dije se zjarri ka nisur nga pakujdesi i punëtorëve në kantierin e e restaurimit të majës së katedrales.
Sipas zjarrëfikësve flakët janë nën kontroll. Ka qenë kryetari i qytetit Normandi Nicolas Mayer-Rossignol që ka postuar një foto të katedrales të përfshirë nga flakët me mbishkrimin në platformën e tij në “X”: Një zjarr ka rënë në majën e katedrales së Rouen-it. Origjina është e panjohur në këtë fazë. Të gjitha burimet publike janë mobilizuar.
Advertisement