Aksident në aksin Berat-Lushnje, makina me 4 persona brenda përfundon në kanal, lëndohen çifti dhe fëmijët e mitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në aksin Berat-Lushnje, makina me 4 persona brenda përfundon në kanal, lëndohen çifti dhe fëmijët e mitur

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Moravë.

Ka qenë automjeti tip Toyota që i ka prerë rrugën një makine me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi.

Mësohet se Ëngjëll Berberi, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 14 dhe 9 vjeç, kanë përfunduar në kanal.

Ata janë transportuar drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim.

Advertisement

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi Brahim Agalliu, është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që konfirmohet se nga testi Drager, nuk ka rezultuar me prezencë alkooli.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy