Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur në lidhje me finalen e madhe që do të luhet në Berlin të dielën, ndaj Spanjës.
“Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë të jenë gati. Kam kaluar shumë kohë me lojtarët dhe qëndrimi i tyre ka qenë shembullor”, tha ai.
Së fundi, trajneri u ankua në një farë mënyre për “La Roja” që ka një ditë shtesë pushimi para finales në Berlin:
“Dita shtesë është një shqetësim, në turnetë e fundit ka qenë një problem”, tha ai.
Advertisement
Anglezët gjithashtu luajtën finalen e Euro 2020 kundër Italisë me 24 orë më pak pushim dhe përfunduan duke humbur me penallti. /vizionplus.tv