Itali – Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e sotme në një argjendari në qendrën tregtare Roma Est.
Sipas medieve ialiane, dy grabitësit me fytyrë të mbuluar pasi kanë kërcënuar shitësen kanë marrë bizhuteritë e floririt.
Një roje sigurie ka ndërhyrë dhe ka pasur shkëmbim zjarri.
Dy grabitësit arritën që të largoheshim me një makinë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Advertisement
Menjëherë është lajëmruar policia dhe kanë nisur kërkimet për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të cilët kanë qëlluar disa herë para se të iknin duke shkaktuar panik mes turmës.
Policia po heton rastin./vizionplus.tv