EMRAT/ Organizonin lojëra fati, 11 të arrestuar në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT/ Organizonin lojëra fati, 11 të arrestuar në Tiranë

Operacioni i Sektorit të Krimit Kibernetik ka zhvilluar operacionin ‘Big Match’ ku ka arrestuar 11 persona, një në kërkim dhe 3 në gjendje të lirë. Këta persona zhvillonin lojëra të fatit në zona të ndryshme të Tiranës kryesisht Yzberisht, Institut, Shkolla e Bashkuar etj.

Të arrestuar janë Albert Mastora, Ardjan Sulaj, Dritan Serdani, Florenc Korra, Halim  Mersini, Ilir Zeka, Klodjan Leskaj, Shkëlqim Balaj, Klodjan Beshiri, Roland Xhaxho, Mateo Dajlanaj.

Krimi Kibernetik prej të paktën 7 muajsh kishte në përgjim dhe në ndjekje këta persona që merreshin me lloto ndeshjes dhe organizimin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit.

Të 11 të arrestuarit nuk kanë lidhje me njëri tjetrin dhe zhvillonin në mënyrë të ndarë këtë aktivitet. Vijojnë hetimet për zbardhjen e identitetit të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy