Zgjedhjet në Francë, Meloni: Asnjë parti nuk doli fituese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet në Francë, Meloni: Asnjë parti nuk doli fituese

Kryeministrja e Italisë, Meloni ka a komentuar rezultatet  e zgjedhjeve të raundit të dytë  në Francë, e duke thënë se asnjë parti franceze nuk doli fituese në zgjedhjet legjislative të sapopërfunduara, në të cilat Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN) u mposht në vendin e tretë nga një koalicion i majtë dhe blloku qendror i presidentit francez, Emmanuel Macron.

Duke folur në Uashington, ku po merr pjesë në samitin e NATO-s, Meloni tha se interpretimi i rezultateve si një disfatë për partinë e Le Pen ishte i thjeshtë.

“Unë mendoj se, nëse duam të shohim atë që ndodhi në Francë, e vërteta është se askush nuk fitoi. Ishin tre koalicione, asnjë nga të tre nuk mbizotëroi, asnjë nga të tre nuk është në gjendje të qeverisë i vetëm. Mund të them nga përvoja personale se është më e lehtë të qeverisësh kur jeni bashkë sepse ndani ide sesa kur jeni bashkë sepse ndani një armik”, deklaroi ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy