Një sherr mes kunatash ka ndodhur në Pogradec dhe si pasojë njëra prej tyre është proceduar penalisht.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen B. H., 37 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me kunatën e saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. /vizionplus.tv
Advertisement