EMRI/ Arrestohet oficeri i policisë që falsifikoi diplomën e shkollës për të fituar të drejtën e studimeve në Akademi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Arrestohet oficeri i policisë që falsifikoi diplomën e shkollës për të fituar të drejtën e studimeve në Akademi

Gjergj Gjeloshi 29-vjeç me detyrë oficer policie në Shkodër është arrestuar nga kolegët e tij.

I riu akuzohet për falsifikim dokumentesh. Gjeloshi ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.

“Në funksion të procedimit penal, referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar “Urdhërin e ndalimit të të dyshuarit për një krim” ndaj oficerit të policisë, Inspektor GJ.GJ., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave / stampave dhe formularëve”.

Nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ai ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë”, njofton policia.

Advertisement

Vazhdojnë hetimet e thelluara për implikim të personave të tjerë në këtë veprimtari të kundraligjshme./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy